Prishtina fiton derbin ndaj Gjilanit

27 prill 2022 | 17:09

Skuadra e Prishtinës ka arritur të fitojë derbin ndaj Gjilanit (1-2), në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në minutën e 33-të, Albert Dabiqaj ka shënuar për epërsinë e parë të vendasve, por mysafirët e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë, derisa shënues nga penalltia ishte Besnik Krasniqi.

Në minutën e 80-të, Mankenda realizoi golin e fitores për skuadrën kryeqytetase. Prishtina me tri pikët e reja ngritët në vendin e pestë me 42 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e tretë me 55 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç këtë të mërkurë ka prezantuar…