“Putini mund të shpallë luftë të re botërore brenda disa ditësh”

29 prill 2022 | 08:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.

Wallance tha se Putini mund t’i përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.

“Nuk do të habitesha… ai ndoshta do të deklarojë më se ‘tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet ta mobilizojmë masivisht popullin rus’. Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat, mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka. . . dhe thjesht të jetë një lloj rritje kanceroze brenda vendit”, tha ministri britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona njerëz po vuajnë nga një valë e rrezikshme e…