Kuvendi vazhdon sot seancën e djeshme

29 prill 2022 | 08:20

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot për ta vazhduar seancën e djeshme, e cila u shty për shkak të mungesës së kourumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka shtyrë seancën e Kuvendit për sot në ora 10:00.

Në votimin për themelimin e Komisionit për hetim të menaxhimit të krizës energjetike ishin të pranishëm 61 deputetë, por votuan vetëm tre.

“Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar”, tha Konjufca.

“Andaj konstatoj se nuk ka pasur kuorum dhe seanca shtyhet për nesër në ora 10”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i Uranit për më shumë se një vit pati…