Përmbytja e fshatit e shpëtoi Kievin nga pushtimi

29 prill 2022 | 10:29

Fotografitë tregojnë sesi uji gëlltiti shtëpitë e shumë banorëve të fshatit Demidovë në veri të Kievit.

Ukrainasit e përmbytën fshatin së bashku me fushat e gjera përreth tij, duke krijuar një moçal që i dha kohë ushtrisë ukrainase për ta përgatitur mbrojtjen e Kievit.

Tani banorët po luftojnë me pasojat e një përmbytjeje të madhe, por “të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment”, sipas pensionistes Antonina Kostuchenko.

“Ne shpëtuam Kievin!” thotë ajo me krenari.

Demidov, Ukrainë
Foto: David Guttenfelder
Burimi: Mikhail Fedorov, Ministër i Transformimit Digjital të Ukrainës

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fermer kinez, Luo Yuanpin ka një ngjashmëri të çuditshme…