Policia jep detaje për rastin e vrasjes në Klinë

29 prill 2022 | 12:26

Më 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restorantit në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta.

Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit.

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: A.G. lindur me 1980; N.G. lindur me 1992; A.G. lindur me 1998; B.G. lindur me 1985; dhe B.G. lindur me 1974. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, ka njoftuar Policia e Kosovës

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është njëra nga qytetet e preferuara të senatorit amerikan,…