![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/pdk-memli.jpg)
Kryetari i PDK-së: Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme
29 prill 2022
| 13:12
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet e të dyja vendeve.
“Takim shumë i mirë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin. Bashkë diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe Finlandës dhe mënyrat e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tej”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.