Kurti në Uashington takon amerikanen që bënte fushatë për lirimin e tij nga burgu i Serbisë

29 prill 2022 | 13:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka njoftuar se është takuar amerikanen Alice James, themeluesen e “Kosova Action Network” (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se Alice James i kishte mbështetur protestat e studentëve kosovarë dhe se ishte një zë i fuqishëm edhe për të kur ai ishte i burgosur politik në Serbi bashkë me shokë.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e ‘Kosova Action Network (KAN)’ që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë  e vet në “Instagram”.

Nikoqir i takimit ishte ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, për të cilin Kurti ka treguar se kishte qenë bashkë me të në protesta.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…