Ministri Latifi thotë se është gati për miratim Ligji për Sigurimin Shëndetësor

29 prill 2022 | 14:16

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarin e kryesisë së BSPK-së, Ymer Ymeri, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Qëllimi i takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar kryetarin Hykolli se grupi punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për sigurimin shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim.

Latifi ka ftuar kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e grupit punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e kigjit. “Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka njoftuar BPSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma ka barazuar me Leicester Cityn (1-1). Ky rezultat final…