Tevide Imeri zgjedhet kryetare e FSShK-së

29 prill 2022 | 16:33

Me datë 29.04.2022 në ambientin e hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 prill 2022.Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve, kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është   vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punuese: Verifikimi, komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor. Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të kuorumit në Kongresin zgjedhor me  111 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për struktura udhëheqëse të FSSHK-së janë zgjedhur në këtë përbërje:

Kryetare të FSSHK-së Znj.Tevide Imeri

Nënkryetar të FSSHK-së Dr.Bajram Kryeziu

Nënkryetar të FSSHK-së Mr.Blerim Delija

Kryetar të Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti

Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm:

  1. Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve
  2. Rezoluta për Komitetin e Gruas
  3. Rezoluta për Komitetin Rinor

Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet e parapara sipas plan programit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hekuran Murati, ministër i Financave, ka njoftuar se kanë nënshkruar…