Efektet e luftës në Ukrainë ndjehen në Gjenevë, nga sot rritet çmimi i gazit

01 maj 2022 | 14:44

Efektet e luftës në Ukrainë së shpejti do të bëhen shumë të dukshme në Gjenevë pasi çmimi i gazit është vendosur të rritet.

Kompania kantonale e shërbimeve, SIG, thotë se nga e diela çmimet e gazit do të rriten me 34 për qind.

Rreth 40 000 njerëz përdorin gaz natyror për ngrohje dhe gatim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell “albinfo.ch”.

Në terma praktike, ai vlerëson se një apartament mesatar do të kushtojë 32 CHF në muaj më shumë dhe një shtëpi 54 CHF.

SIG ka bërë me dije se rritjet e çmimeve janë brenda normave kombëtare.

Në të njëjtën kohë, SIG është duke rritur programet e saj të kursimit të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe e…