Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

01 maj 2022 | 15:09

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 431 raste aktive me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të reja me Covid dhe janë shëruar 19 persona.

“Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514. Në total numri i rasteve aktive është 431”, ka njoftuar MSh-ja.

10 raste të reja me Covid dhe 64 të vaksinuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…