![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/AC369A5A-6E88-4E54-B2F5-56C6E3BC3B24.jpeg)
Gacaferi: Popull i dashur, të fala keni nga Rexhep Selimi
Asambleisti dhe shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Junikut, Lulzim Gacaferi ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë.
Gacaferi i cili njihet si mik i ngusht i Selimit, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se Gjenerali dhe ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, gjithmonë ka qëndruar stoik para furtunave të ndryshme.
“Gjithmonë qëndrove si një lis stoik para fortunave të kohës, edhe këtë herë do ja dalësh faqebardhë në mbrotjen e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gacaferi.
Postimi i plotë i Lulzim Gacaferit:
Gjithmonë qëndrove si një lis stoik para fortunave të kohës, edhe këtë herë do ja dalësh faqebardhë në mbrotjen e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të fala keni popull i dashur nga
Gjeneral Rexhep Selimi.
LG