BIK publikon foto të vitit 1999: 23 vjet më parë forcat serbe dogjën Xhaminë e Ibrit

02 maj 2022 | 20:24

Xhamia e Ibrit në Mitrovicë u dogj 23 vjet më parë nga forcat ushtarake serbe. Ajo ishte një nga qindra objektet e tjera fetare që u shkatërruan gjatë luftës.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fotografinë që tregon veprën e pushtuesve.

“Sot 23 vjet më parë (2 maj 1999) forcat ushtarake serbe dogjën Xhaminë e Ibrit në Mitrovicë”, thuhet në shkrimin e BIK shoqëruar me fotografi.

Sot 23 vjet pas në këtë ditë, besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Fitrit.

Festë kishte edhe në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar në Mitrovicë ka vallëzuar në qendër të qytetit.…