Policia po heton motivet e aksidentit në Gllobar, ku vdiqën nënë e bir

02 maj 2022 | 20:49

Dita e festës u kthye në tragjedi për një familje nga Skenderaj.

Anëtarët e saj, fëmija shtatëvjeçar dhe nëna e tij 31-vjeçare, humbën jetën në Gllobar të Drenasit, në një aksident trafiku.

Sipas dëshmitarëve, shpëtimi i viktimave ishte i pamundur, por nxjerrja e tyre nga vetura u bë vetëm me ndihmën e zjarrfikësve.

Trupat e nënës me të birin që u dërguan për obduksion, sipas dëshmitarëve, kishin pësuar lëndime të rënda. Në këtë aksident edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në QKUK. Sipas policisë, arsyet e këtij aksidenti po hetohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga mesnata karburanti në Kroaci është shtrenjtuar edhe më shumë.…