Zëdhënësja e LDK-së: Gazetarët po sulmohen nga pushteti

03 maj 2022 | 14:09

Mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Halimi ka thënë se ky fakt është edhe më shqetësues kur këto sulme vijnë nga pushteti.

“Organizatat ndërkombëtare, si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Halimi ka thënë se duhet angazhim i përbashkët dhe i fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.

“Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e kthimit gjysmëfinale…