Guardiola: Ata janë kampionët e Spanjës, ne duam të bëhemi kampionë të Evropës

03 maj 2022 | 15:13

Pep Guardiola ka konfirmuar mungesën e John Stones për ndeshjen ndaj Real Madrid.

John Stones nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë ndaj Real Madrid, ka konfirmuar Pep Guardiola në konferencën për shtyp, para ndeshjes së kthimit.

Guardiola pret një ndeshje të vështirë në gjysmëfinale, por shpreson që skuadra e tij të shkojë në finale.

“Dy skuadra të mira, e kemi parë një javë më parë. Ata janë kampionët e Spanjës, ne tentojmë të jemi kampionë këtu. E thash një javë më parë, jemi në gjysmëfinale dhe duam të luajmë në finalen e dytë radhazi”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…