Murati kritikon udhëheqësit e Kosovës pasi Vuçiq u shfaq tek terminali i gazit në Greqi

03 maj 2022 | 18:08

Valon Murati, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka reaguar pas përurimit të terminalit të gazit të lëngshëm që ka ndodhur në Greqi, e ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Murati përmes një postimi në Facebook ka kritikuar se udhëheqësit e Kosovës, duke thënë se janë hedhur në sulm për të bindur botën se kush është Vuçiqi, derisa ky i fundit po merr pjesë në përurimin e terminalit të LNG-së në Greqi, projekt amerikano-evropian.

“Janë disa projekte strategjike të cilat nuk kanë çmim dhe as nuk maten me studime fizibiliteti. Një i tillë është projeti amerikan i gazit të lëngshëm natyror (LNG), thelbësor për diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Sot u bë përurimi i terminalit të LNG-së në portin grek të Alexandropolit, investim ky amerikan dhe i BE-së. Përderisa udhëheqësit e Kosovës janë hedhur në ofensivë për të “bindur” botën kush është Vuçiqi, e kush Putini dhe cila është lidhja në mes të tyre, ky i pari sot ishte prezent në përurimin e terminalit në Greqi. Kosova, jo vetëm që po mungon, por në mënyrë krejt të papërgjegjshme qeveria jonë refuzoi të jetë pjesë e këtij projekti. Kjo vërtetë është diplomaci shumë e hollë!!!”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, vlerëson…