Terminali i gazit në Greqi, Gërxhaliu: Kosova nuk e ka komoditetin për politikë refuzuese

03 maj 2022 | 19:45

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur për qëndrimin e Kosovës karshi projektit amerikan dhe evropian të gazit, i cili ka filluar të ndërtohet në Greqi.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se vendi nuk e ka komoditetin që të gjenerojë politikë refuzuese, qoftë në aspektin politik, gjeostrategjik, gjeoekonomik dhe në atë energjetik.

“Besoj se është një momentum i ri sepse bota më nuk është ajo që ka qenë më parë falë pandemisë dhe luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Vet fakti që Evropa është orientuar në një projekt të tillë dhe në këtë edhe pse Serbia është aleate e Rusisë dhe merr pjesë në ceremoni të hapjes, është një sinjal se Kosova duhet të kuptojë të vërtetën se nuk është bota dhe se të gjithë duhet të sillen rreth Kosovës”.

“Është koha kur duhet të promovohet partneritet, dialog dhe në këtë drejtim besoj se është një moment të analizohet, në këtë mënyrë besoj se nuk po i bëhet nder Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në…