Shërbimi sekret ukrainas: Ja sa do zgjasë lufta

03 maj 2022 | 20:06

Një raport i inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thotë se ushtria ruse po përhap informacione që tregojnë se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë deri në shtator të këtij viti.

“Informacionet po përhapen në mesin e ushtrisë okupuese se kohëzgjatja e të ashtuquajturit ‘operacion special ushtarak’ është deri në shtator të vitit 2022”, njoftoi inteligjenca ukrainase.

Ndërkohë, po sipas inteligjencës ukrainase, Federata Ruse po përgatitet të marrë nën kontroll vendet e pushtuara ukrainase.

Rusia po shqyrton mundësinë e përfshirjes së territoreve të pushtuara në jug të Ukrainës në Krimenë e pushtuar përkohësisht dhe po shqyrton integrimin e mëtejshëm në hapësirën ekonomike ruse, pretendon inteligjenca ukrainase.

Gjithashtu po përgatiten vula dhe simbole të ndryshme për të treguar se këto nuk janë më zona të sunduara nga ukrainasit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
residenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës…