Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

03 maj 2022 | 21:15

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthy profesionit të tij të juristit.

Kuçi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka nisur rrugëtimin profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve!.

Njoftimi i plotë i Agron Kuçit:

Të dashur miq !

Pas një pune mbi 20 vjeçare në  detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !

Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.

Av. Agron KUÇI ⚖️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e…