Aksidentohen dy vetura në Dubovë të Pejës, pesë të lënduar

03 maj 2022 | 22:52

Vazhdon të jetë shumë i lartë numri i aksidenteve të komunikacionit ditëve të fundit në Kosovë.

Sot në fshatin Dubovë të Pejës në një aksident ku janë përfshirë dy veturë janë lënduar pesë persona. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë ndodhur 68 aksidente.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së…