“Piranjat” kapin një tjetër pedofil

03 maj 2022 | 23:12

Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare. Meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, jo në pak raste edhe abuzojnë seksualisht me to.

Ashtu si një javë më parë, edhe këtë të martë “Piranjat”, nën drejtimin e Florian Binajt dhe Arilena Arës, dhe punës së jashtëzakonshme të stafit, kanë denoncuar një tjetër rast pedofilie.

Këtë herë pedofili nuk e kishte më emrin Fazli, si ai mësuesi nga Kosova që tashmë është në burg, por Kristiani nga Lezha, i cili ra në kurthin e “Kejsit” të “Piranjave”, mbas së cilës qëndron superagjentja Aida Topalli.

Njësoj si dhe në rastin e parë, edhe këtë herë ka shërbyer profili fals me emrin “Kejsi” që pedofili i radhës të bjerë në grackë.

Në video, gjatë bisedës mes agjentes së “Piranjave” dhe pedofilit, dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi seksin, por i bën dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Historianëve e Kosovës “Ali Hadri” - Dega në…