Limaj për 25 mijë vendet e punës së Kurtit: Ku janë bre ato vende pune?

03 maj 2022 | 23:33

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas deklaratës së tij se për një vit ka hapur 25 mijë vende të reja të punës.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky deklarim është ofendimi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës.

Ai tha se një njeri normal duhet të skuqet kur del para televizionit dhe thotë se i ka krijuar 25 mijë vende të reja të punës për një vit.

“25 mijë vende të punës. A ka ofendim më të madh që i bëhet vendit, me dal e me i thon, a ka vendi jonë ekonomist. Unë mendoj që s’ka ekonomist ky vend. Unë e di që ai u fol atyre që besojnë qorrazi, verbërisht. Një njeri normal duhet me u kuq me dal para televizionit publik dhe me thonë 25 mijë vende të reja të punës i kam krijuar për një vit. Ku janë ato 25 mijë vende të punës? Për ata të shkretit që kanë punësuar në sektorin privat pa letra, pa regjistruar, që për t’i marrë 100 euro apo 200 eurosh janë shku janë regjistru, edhe kompaninë e kanë regjistru. Edhe ata po i llogarit a? Ata kanë qenë t’u punu aty. Pse po gënjen? Kush po të shtin? Çka po përfiton ti? Apo ti po vazhdon me thonë: ende shiten fjalët e mia. E rëndësishme me thonë unë, populli beson. Deri kur njerëzit duhet me pa”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka planifikuar…