Avioni i “ditës së kiametit” shfaqet përreth Moskës, zyrtarët rusë japin një shpjegim

03 maj 2022 | 23:38

Avioni “i ditës së kiametit”, i presidentit rus Vladimir Putin, që i mundëson mbrojtje dhe siguri për ta vazhduar qeverisjen e Rusisë në rast të një luftë bërthamore, është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit, ka raportuar Daily Mail.

Një video e publikuar dëshmon se avioni “Ilyshin Il-80” ka bërë një parakalim të ulët në skajet e qytetit, mes tensioneve dhe frikës se ai do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë në një përballje atomike botërore, shkruan Gazeta Express.

Por zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet me një kalim të ulët në paradën vjetore të Ditës së Fitores të së hënës (9 maj) në Sheshin e Kuq, dhe se është i përfshirë vetëm në ‘prova’ për shfaqje.

Gjiganti pa dritare i kohës sovjetike, përveç kabinës së pilotit, që është i njohur edhe si “Kremlini Flturues”, nuk është parë në kremtimet për Ditën e Fitores që nga viti 2010.

Për ta shprehur gatishmërinë bërthamore të Rusisë, në këtë ditë do të shfaqen po ashtu edhe bartësit strategjikë të raketave “Tu-95MS” dhe “TU-160”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se tetë avionë “MiG-29SMT” do të fluturojnë në formën e shkronjës “Z”, për të mbështetur pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në operacionin special në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë poezi të shkruara në diktaturë. Jo në kuptimin e…