Zhduket 13-vjeçarja nga Gjakova, babai kërkon ndihmë për ta gjetur

04 maj 2022 | 00:01

Nga ora 10:00 e mëngjesit të së hënës, Hajrije Ferizi, ka dalë nga shtëpia në Gjakovë dhe nuk është kthyer më.

I ati i saj, Bekim Ferizi, ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në polici, ndërkaq përveç që vetë është duke e kërkuar të bijën, kërkon edhe ndihmën e qytetarëve, transmeton Klan Kosova.

“Ka dalë me marrë një dhuratë në xhami dhe nuk është kthyer. Po mendoj se e ka mashtruar dikush”, është shprehur ai.

“Vajza është e veshur me një xhemper të zi dhe trenerka të zeza”.

Ferizi ka thënë se rast i ngjashëm me të bijën i ka ndodhur edhe muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetasve të huaj që mendonin të udhëtonin për të luftuar…