Audi dhe Porsche, gati për debutimin në gara Formula 1

04 maj 2022 | 17:01

Duke nisur nga viti 2026, në Formula 1 do të hyjnë edhe dy marka të rëndësishme të automobilizmit, Audi dhe Porsche. Atë vit do të hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja teknike, që u japin mundësi këtyre dy markave të garojnë në sportin më të bukur të shpejtësisë.

Lajmin e konfirmoi Herbert Diess, administratori i deleguar i Wolkswagen. Për Audi ky është një debutim absolut në Formula 1, ndërsa për Porsche ky është një rikthim teksa është larguar nga Formula 1 në vitin 1991.

“Hyrja jonë në sportin e Formula 1 është i lidhur me popullaritetin që ka ky sport në botë. Formula 1 po zhvillohet në mënyrë pozitive nën drejtimin e Liberty Media. Planet tona janë shumë të avancuar për sa i përket Porsche dhe disi më pak me Audi”, ka thënë Diess.

“Kishim nevojë për një ndryshim të rregullores për të hyrë në këtë sport. Duhet 3-4 vite për të zhvilluar një motor, ndërkohë që rregullat aktuale janë miratuar që para 9 vitesh. Mendojmë se nga viti 2026 e në vazhdim, Formula 1 do të jetë sporti më spektakolar i garave”, ka shtuar Diess.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e…