Kancelari gjerman flet për afatet e mundshme për liberalizimin

04 maj 2022 | 17:49

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për afatet e mundshme për heqjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mund të jap afate për heqjen e vizave, por që Gjermania sipas tij është e interesuar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Afatet sipas tij s’mund të jepen shkaku që heqja apo jo e vizave është në kompetencë të organeve tjera.

“Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Ne e dijmë që kemi një regjim shumë të hapur për migrimin e punës në Gjermani, dhe jemi të bindur që kjo do të funksionoj mirë. Ne nuk e themi për periudha kohore sepse kjo varet nga organe tjera, mirëpo jemi të fokusuar që kjo të ndodhë shpejtë”, ka thënë Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita barazoi me Gjilanin pa gola dhe ky rezultat i…