Liberalët e Kosovës priten në Parlamentin Evropian në Strasburg

04 maj 2022 | 18:08

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj dhe Sali Bislimi janë pritur sot në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Kisha nderin që si themelues dhe president nderi i PLK-së, ish nënkryetar i Internacionales Liberale dhe ambasadori i Kosovës, i shoqëruar nga z. Sali Bislimi, veprimtar dhe bashkëpuntor shumëvjeçar i çështjes së Kosovës, të pritemi në Parlamentin Europian në Strasburg, nga z. Ilhan Kyuchyuk, Co-president i Aleancës Liberale dhe Demokratike të Europes(ALDE)”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dedaj ka treguar se Kyuchyuk e ka njoftuar se për zhvillimet politike në Kosovë. Dedaj ka kërkuar mbështetje për Kosovën në proceset integruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e siguroi titullin e parë në histori të vet,…