Vuçiq falënderon Gjermaninë për organizimin e dialogut me Kosovën

04 maj 2022 | 21:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, teksa falënderimin e ka përcjell edhe me një foto krah për krah me kryeministrin Albin Kurti.

Vuçiqi ka postuar një foto në Twitter, ku ai shihet në mes. Në krahun e tij të djathtë është Kurti e më pas vjen emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiqi.

Gjatë ditës së mërkurë, kancelari gjerman Olad Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiqin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Lakçaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë hyrë në territorin e kompleksit të fabrikës…