![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/F94467E4-3B9B-4EEA-AA1D-D76CD74F6019.jpeg)
Prishtina eliminon Prizrenin 16, në gjysmëfinale përballet me Yllin
04 maj 2022
| 23:11
Klubi i basketbollit Sigal Prishtina e ka eliminuar Prizrenin 16 nga play-off-i pas tri ndeshjeve dhe kështu ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Në gjysmëfinale Prishtina do të përballet me Yllin e Suharekës.
Klubi nga kryeqyteti në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Prizren triumfoi me rezultat 71-68.