Ballkani ndez fishekzjarret (VIDEO)

05 maj 2022 | 08:15

Ballkani të mërkurën është shpallur zyrtarisht kampion i Kosovës në futboll për këtë edicion.

Barazimi pa gola i i Dritës dhe i Gjilanit ka bërë që skuadra nga Suhareka ta sigurojë trofeun më të vlefshëm në futbollin e Kosovës ani se kanë mbetur edhe katër javë deri në fundin e sezonit.

Festa në qytetin e Suharekës nuk ka mbaruar deri në orët e vona.

Tifozët krijuan atmosferë festive duke shkrepur fishekzjarre.

Çastet e festimit i ka publikuar klubi në faqen zyrtare në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ndue Dedaj Nuk është aspak për t’u habitur që…