Mbretëria e Bashkuar i ndan 45 milionë funte për ukrainasit

05 maj 2022 | 08:28

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se ka ndarë fonde shtesë për t’i ndihmuar njerëzit e pambrojtur brenda Ukrainës dhe ata që tashmë kanë ikur nga lufta.

Shuma që Mbretëria e Bashkuar ka ndarë për ukrainasit është 45 milionë funte e që do t’u jepen edhe agjencive të Kombeve të Bashkuara që punojnë për t’i mbështetur ata që janë prekur nga lufta,  shkruan “Sky News”.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se ndihma e tyre po i mbështet ata që janë më të prekur në Ukrainë, veçanërisht gratë dhe fëmijët që, sipas saj, po përballen me rrezik të shtuar të dhunës seksuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka lënë gjurmë të mëdha…