Lewandowski kërkon përgjigje nga Barcelona

05 maj 2022 | 16:51

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende pezull. Sulmuesi polak ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2023, por ai dëshiron ta largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni.

Veterani i sulmit nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin bavarez për vazhdimin e kontratës.

Por, kampioni gjerman `shpreson ta bind lojtarin të qëndrojë në klubin aktual.

Megjithatë, mediat e huaja  kanë shkruar se lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA  është i vendosur për ta provuar një përvojë të re jashtë Gjermanisë.

Lojtari është duke pritur për ta kuptuar nëse Barcelona do ta konkretizojë interesimin dhe nëse do ta ketë mundësinë ekonomike për t’ju përgjigjur kërkesave të lojtarit, por edhe të klubit gjerman.

Flitet se Bayerni i kërkon 40 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që dje në grevë urie kanë hyrë të burgosurit e…