Hoxhaj dhe krerët e Prizrenit vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!

05 maj 2022 | 18:17

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zyrtarët tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj kryetar i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi e Nehat Elshani u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj ka shkruar se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji.

Njoftimi i plotë i Hoxhajt:

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së.

Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara për sot në kuadër…