Tahiri: Fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullësi në vend

05 maj 2022 | 23:14

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar votimin e themelimit të komisionit hetimor për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës.

“Që nga dita e parë, ishte gabim dhe arrogancë e tepruar e LVV-së, mosvotimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shtuar se të enjten fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullësi në vend.

“Humbëm shumë kohë në një debat të pa nevojshëm, debat i cili për një moment i menjanoi nga debati publik temat më të rëndësishme për vendin – ato që ndërlidhen me jetën e qytetarit”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes Kurti, askund nuk është Ligji i Pagave, e siç po shihet edhe këtë vit nuk do të miratohet.

“Jemi në vitin e dytë kur nuk ka asnjë ndihmë konkrete për rimëkëmbje ekonomike. Ka vetëm fjalë e fjalime me rimë. Jemi në vitin e dytë pa vendim për trustin, pa vendim për subvencione të bizneseve, pa asgjë”.

“Strategjinë e arrogancës që po e përdor shumica parlamentare është e dëmshme për vendin, kjo i vërtetua edhe sot! Në fakt sot, fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar parregullësi, sikurse që u menjanua një debat i cili është dashur të kryhet brenda një dite”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se duhet ta kuptojnë mirë LVV-ja dhe kryeministri Kurti se demokracia për nga natyra është komplekse por që koha ka dëshmuar se është modeli më i mirë për kombet dhe shoqëritë e lira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka finale gjermane në Europa League, pasi vetëm Eintracht…