Berisha paralajmëron protesta masive

06 maj 2022 | 14:10

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në burgun e Kavajës.

Sipas Berishës qelitë janë shndërruar si ato të sigurimit të shtetit ndërsa cilëson të shëmtuar heshtjen e organeve shtetërore.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore, një i ri që merret për shoqërim në qelitë e komisariatit, kjo supozon se hyn në vendin më të sigurt për jetën e tij”, ka thënë ai.

Kështu ish-kryeministri kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe bëri thirrje për protestë nesër në orën 20:00, pranë Komisariateve. Protesta, sipas Berishës do të jetë paqësore, ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për vdekjen e të riut.

“Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi. Ndërkohë unë do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate”, ka shtuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…