Alves: Benzema e meriton Topin e Artë

07 maj 2022 | 17:12

Dani Alves në një intervistë për MARCA-n ka folur në lidhje me formën e mirë të Barcelonës, Kupën e Botës 2022, dhe formën e shkëlqyer të Karim Benzemas.

Alves theksoi se Benzema e meriton Topin e Artë.

“Ai ka të gjitha shanset për ta fituar atë, për shkak të asaj që po bën. Por, Liga e Kampionëve do të ketë shumë ndikim. Nëse ai vazhdon ta fitojë atë, ai është një kandidat serioz, megjithëse ka edhe emra të tjerë. Ka lojtarë te Manchester City, te Liverpool, të tjerë që mund të luftojnë për të”, është shprehur Alves.

“Ai po punon për të, sepse e ka çuar Real Madridin në vende ku, për sa i përket lojës dhe aspekteve të tjera, ata nuk po i arrinin më parë, e ka mbajtur skuadrën dhe e meriton këtë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka arritur të fitojë përballjen e ditës së sotme…