​Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në ShBA

07 maj 2022 | 22:21

Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, ishin pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka shkruar në “Facebook” se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

Postimi i plotë i tij:

Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Gara e Akademive Ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë kadetët nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake.

Vazhdojmë me suksese të reja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti…