Haradinaj: Gjithmonë të përulur para veprës heroike të vëllezërve Bytyqi

07 maj 2022 | 22:35

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varret e tre vëllezërve Bytyqi në ShBA, të cilët iu bashkuan UÇK-së.

“Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në “Atlantikun” e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë.

“Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Hata Zogaj, gruaja…