Liverpooli ndalet nga Tottenhami

07 maj 2022 | 22:46

Liverpool është ndalur në një barazim 1-1 kundër Tottenham dhe ka marrë vendin e parë, para se Manchester City të përballet me Newcastle. Qytetarët nesër do të kenë mundësinë të shkëputen në renditje me tre pikë.

Tottenham tregoi që në fillim se synimi ishte te fitonte kundër Liverpool. Bentacur dhe Harry Kane ishin ata që rrezikuan portën e skuadrës vendase, pa mundur të shënojnë dot.

The Reds u kundërpërgjigjen me anë të Luis Diaz, i cili u ndal nga një pritje e mrekullueshme e Hugo Lloris. Më pas Van Dijk provoi me kokë dhe e çoi topin mbi tra.

Në fundin e pjesës së parë Hojbjerg u ndal nga shtylla, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin 0-0. Fraksioni i dytë i lojës nisi mirë për Tottenham, që shënoi pas 10 minutash.

Heung-Min Son ishte ai që ndëshkoi Alisson Becker. Liverpool nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe Luis Diaz pas dy shanseve shënoi dhe vendosi baraspeshën. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti dhe veprimtari i UÇK-së, Naser Shatri i ftuar në…