FSHF e FFK bashkojnë “forcat”, ndihmojnë njëra-tjetrën me sistemin VAR në ndeshjet e fundit

08 maj 2022 | 12:22

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë menduar të bashkëpunojnë së bashku për të ndihmuar njëra-tjetrën në ndeshjet e fundit të kampionatëve respektive.

Të dyja federatat do të ndihmojnë njëra-tjetrën me sistemin VAR në mënyrë që të ketë më pak kontestime nga skuadrat, pasi dhe ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Që këtë javë FSHF do të dërgojë dy furgona transmetimi të VAR dhe ekipet teknike duke iu ardhur në ndihmë BKT Superligë, ndërsa nga java e ardhshme FFK-ja do të dërgojë në Shqipëri dy furgona transmetimi me sistemin VAR me ekipet teknike do të jenë të pranishme në Shqipëri për tri ndeshjet e fundit për të njëjtën arsye.

Ky bashkëpunim ua mundëson dy federatave mbulimin e ndeshjeve me VAR, ashtu siç e kërkojnë rregulloret e garave dhe njëherësh ulë koston e shpenzimeve, teksa asnjëra prej federatave nuk është e detyruar të bëjë investime tjera shtesë në blerjen e kësaj teknologjie shumë të shtrenjtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Republikës…