Arsenali rivalizon Realin, përgatitë ofertë të lartë për Tielemans

08 maj 2022 | 12:45

Youri Tielemans pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Leicester City në fund të këtij sezoni.

Mesfushori belg ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar rinovimin, përkundër insistimit nga ‘Dhelprat’.

Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Arsenal janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e ish-anëtarit të Monacos dhe Anderlechtit.

Por sipas asaj që ka raportuar The Sun KETU, Arsenali është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e belgut, pasi tanimë kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Leicesterit dhe kanë gati një ofertë prej 45 milionë eurove.

Tielemans ka vendosur përfundimisht të largohet nga ‘Dhelprat’ pasi dëshiron ta bëjë një hap para në karrierën e tij dhe mirëpret interesimin e ‘Topçinjve’.

25-vjeçari ka pasur një vit mjaftë të mirë me Leicesterin, ku në 46 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Doganën Shishtavec-Krushevë çdo ditë kalojnë mbi 600 automjete. Për…