Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Milaim Berisha
08 maj 2022
| 13:28
Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Milaim Berisha.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarë të tij.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.
“Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi ,vëllai, babai ynë, Milaim Sahit Berisha”, ka njoftuar Artan Berisha.
Milaim Berisha është vëllai i ish-deputetes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Sala Berisha-Shala.