Marigona Hill Prishtina triumfon në Lindje U14

09 maj 2022 | 12:17

Skuadra e Marigona Hill Prishtinës po vazhdon me suksese te gjeneratat e reja. Skuadra prishtinase ka triumfuar për U14 të Lindjes në konkurrencën e meshkujve.

Skuadra prishtinase në finalen e dytë të “play-offit” ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 49:70, që i siguroi trofeun e kësaj konference për U14, ndërsa Kupën ia ka dorëzuar Xhelal Mumini, Komesar për Kategoritë e Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës. Takimin e parë e kishte fituar me rezultat 77:40.

Marigona Hill Prishtina përfundoi garat në këtë edicion pa asnjë humbje, pasi edhe në kampionatin e rregullt kishte dhjetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje…