Arbana Xharra ironizon me Kurtin dhe Osmanin: Më shumë kam pasur unë takime në SHBA, pse nuk jeni të denjë?

09 maj 2022 | 18:13

Gazetarja Arbana Xhara e cila jeton që një kohë në SHBA, thotë se derisa punonte si gazetare në Kosovë, ka pasur më shumë takime me personalitete e institucione se sa kryeministri dhe presidentja aktuale.

“Takime, jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime, por audienca disaorëshe. Tash pyetja pse nuk u bëhet e mundur një gjë e tillë, sidomos kur kemi parasysh se amerikanët Kosovën e konsiderojnë projekt të vetin. Nuk besoj se administrata amerikane hakmerret për kohën gjersa këta ishin në opozitë. Diçka aktuale është arsyeja. Çka nuk u pëlqen SHBA-ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Një vetanalizë nuk do t’i bënte keq këtij pushteti. Pse nuk jeni të denjë? Çka ndodhi?”, ka pyetur Xharra, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Amerikë për vizitë, mirëpo takimin e vetëm zyrtar deri më tash e ka pasur me krerët e programit MCC.

Postimi i plotë

Pa modesti: Gjersa punoja si gazetare në Kosovë dhe poaq tash sa jam në Amerikë kam pasë proporcionalisht shumë më shumë takime me personalitete e institucione se sa kryeministri dhe presidentja aktuale. Takime, jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime, por audienca disaorëshe. Tash pyetja pse nuk u bëhet e mundur një gjë e tillë, sidomos kur kemi parasysh se amerikanët Kosovën e konsiderojnë projekt të vetin. Nuk besoj se administrata amerikane hakmerret për kohën gjersa këta ishin në opozitë. Diçka aktuale është arsyeja. Çka nuk u pëlqen SHBA-ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Një vetanalizë nuk do t’i bënte keq këtij pushteti. Pse nuk jeni të denjë? Çka ndodhi?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Evropës, përmes pankartave “Na trajtoni të barabartë”…