Zgjedhja e presidentit të ri në Shqipëri / Të jap katër, zgjidh dy, merr një!

09 maj 2022 | 22:09

Shkruan: Bedri Islami

Në draftin e propozuar nga opozita për zgjedhjen e Presidentit të ri të republikës, mes të tjerave, është propozuar:
“Opozita Parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës 1. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik; Mazhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh.”
Vëreni me kujdes: Megjithëse opozita, katër herë që ka pasur të drejtën e emërimit të Presidentit të ri, asnjëherë nuk ka kërkuar asnjë marrëveshje paraprake, por ka vendosur me agresivitet, ndjenjën e tirumfit dhe egërsisnë e zakonshme që i kishte dhënë pushteti, tani kërkon të jetë e VETME në të drejtën e propozimimit të kreut të shtetit!
Opozita që, kur ishte në pushtet, rizgjodhi Berishën në pragun e fillimit të një përleshje të madhe civile, mars 1997, që mund të kthehej në luftë civile, që emëroi Bamir Topin, përmes trafikimit të votave nga e majta, dhe jo pa shpërblesë të rëndë, sa që njëri prej ish deputetëve, sapo u largua nga Shqipëria drejt një shteti tjetër, bleu atje një shtëpi moderne; që emëroi Bujar Nishanin, pasi kishte vendosur më parë për Artan Hoxhën, të cilit ia ndali turrin në mëngjes, duke i hapur dosjet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit – nuk e di nëse është e vërtetë a jo – që tani e kanë Ilir Metën opozitarin e parë në kreun e shtetit, shpallur haptas me gjithë qënien e tij politike e njerëzore, tani kërkon edhe kreun e htetit, si të drejtën e saj legjitime.
Përse e majta, sa herë që duhet të vendosë për gjëra të mëdha, tërhiqet?
Përse dy kryeministra të së majtës, pas riardhjes në pushtet në vitin 1997 mburreshin më pas, se ishin pikërisht ata që e kishin shpëtuar Sali Berishën nga burgu, si të ishte drejtësia malli i atit të tyre? Përse Edi Rama, kur ishte në opozitë gjëmonte për ndëshkimin e vrasjeve të 21 janarit, gjakun e Gërdecit që do të ndëshkohej kush qëndronte pas krimit, e tani, si të jetë i humburi i dynjasë lëshon fushën e lirë të jë hamendje aspak politike e aspak të denjë për qytetarët e këtij vendi?
Përse, Alibeja, me 20 deputetë që i venë akoma pas do të caktojë kush do të jetë presidenti i ardhshëm?
Po mandati i besimit të qeverisjes së hers së tretë do të jetë flluskë?
Sa herë që e majta është në pushtet ajo humb nga vlerat e saj për tëdrejtën, futet në rrëpira që nuk e çojn askund eh bëhet viktimë e autokracisë së Njëshit dhe çoroitjeve eksperimantale të tij, si ishte delegimi i Metës në presidencë, kur duhej dërgohej në burg!
Gjithnjë e kam pasur dyshimin: e di vallë e majta se është në pushtet, edhe kur qeverisë?
Dyshoj, gjithnjë dyshoj!
Presidenti, duhet të vijë dita, të zgjidhet nga vota e njerëzve dhe jo në pazare të tilla: të jap katër, zgjidh dy, voto një!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raste të tilla thuajse na bie t’i shohim vetëm nëpër…