Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit

10 maj 2022 | 10:09

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

Lajmin e ka bërë me dije Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar ai në rrjetin social në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të martë nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit…