Sulmi me raketa detyron presidentin e KE-së të strehohet gjatë vizitës në Ukrainë (foto)

10 maj 2022 | 11:17

Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, gjatë ditës së djeshme ishte për vizitë në Odesa të Ukrainës.

Ai bashkë me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, janë detyruar që të strehohen në një bodrum, për shkak se pati sulme me raketa.

Shmyhal ka thënë se takimi zyrtar i tyre është ndërprerë në gjysmë si pasojë e raketave.

“Çdo minutë në strehën e bombave e përdorëm për të biseduar për  veprimet e përbashkëta: si të ndalojmë Rusinë dhe të rindërtojmë Ukrainën. Jam mirënjohës për vizitën e një miku të vërtetë të Ukrainës”, ka shkruar Shmyhal në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa futbollistë pritet të largohen nga Chelsea në afatin kalimtar…