Komision për komision!

10 maj 2022 | 13:27

Shkruan: Hisen Berisha

Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike, të cilat janë siguruar tashmë, ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kurse ka shitur energji elektrike tek kompania “GEN” rreth 105 mijë euro.

Kjo kompani, sipas dokumenteve të siguruara në vazhdimësi ka bërë tregtim të energjisë me KEK-un.

Çuditërisht, edhe në muajt kur Kosova ishte në kolaps energjetik, KEK-u del se i ka shitur energji elektrike kësaj kompanie, por me çmimin dyfish me të vogël nga çmimi sa kishte paguar për blerje.

Ky shkëmbim tregtar është bërë me paratë e buxhetit të shtetit, të cilat kryeministri Albin Kurti, i kishte ndarë për blerje të energjisë elektrike për ta tejkaluar krizën që kishte kapluar Kosovën.

KEK-u vetëm në këtë periudhë, për dy muaj kishte blerë energji elektrike nga kjo kompani e më pas kishte autorizuar kompaninë KEDS / KESCO. Por shitjen e energjisë me çmime aspak të volitshme e ka vazhduar edhe pas kësaj periudhe.

Derisa KEK-u në janar 2022, i ka shitur energji elektrike kompanisë “GEN” me çmime prej vetëm 105 euro për megavat, në të njëjtën përudhë ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat.

Në dokumentet që janë siguruar, blerja e energjisë është bërë nga dy kompani të “GEN” të cilat e kanë njëra zyrën në Beograd e tjetra në Shkup. Por sasia me e madhe është blerë nga Beogradi.

Nga kjo kompani, në Janar të këtij viti është importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro. Kurse në dhjetor 2021 ka importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 1.9 milionë euro.

Në total importi i KEK-ut nga të gjitha kompanitë për dhjetor 2021 dhe janar 2022 kalojnë shifrën prej mbi 15.1 milionë euro.

Për t’i mbyllur këto dyshime, opozita e prirë nga PDK, propozoi dhe u krijua Komisioni hetimor i Kuvendit për zbardhjen e këtij skandali ekonomik, financiar e politik.

Ky skandal dhe veprimet tjera në politikën e jashtme e diplomaci, kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit, kanë treguar jokonsistencë  dhe kanë bërë të humbet kredibiliteti i institucioneve shtetërore, mu për shkak të korrupsionit e krimit të organizuar edhe në diplomaci.

Por, krijimi i Komisionit hetimor të Kuvendit, si mekanizëm kushtetues i kontrollimit të qeverisjes nga Kuvendi, meqë nuk u arrit t’i zgjerohej periudha hetimore përtej skandalit të fundit, u pasua nga kundër iniciativa e pozitës/pushtetit për një Komision hetimor të Kuvendit me objektiv të njëjtë, keqpërdorimet e supozuara me energjinë por, me një ndryshim sa i përket periudhës kohore se ky komision do të hetoj që nga viti 2006.

Ajo që është shqetësuese, është baza ligjore që ka determinua vendimmarrjen, në  periudhën e administrimit të përkohshëm nga UNMIK. Ketë dilemë po e ngrisë për faktin se kur u soll Projektligji për hetimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme në Kuvend, mos hetimi që nga qershori ’99, si propozim nga radhët e opozitarëve, u arsyetua pikërisht me administrimin ndërkombëtar,  mangësitë në sistemin bankar dhe bazën ligjore.

Po ta shohim në ketë kostelacion, na rezulton se kjo po bëhet mbi parimin, meqë ju po na hetoni ne, atëherë edhe ne po u hetojmë ju apo “dora lanë dorën, të dyja bashkë lajnë fytyrën”. Por, po harrojmë se janë qytetarët që monitorojnë punën e qeverisë, kuvendit dhe institucioneve shtetërore. Me logjikën e njëjtë, i votua unanimisht nga të gjithë subjektet me një të vetëm abstenim edhe ligji me emërtim të kamufluar për zhvillim akademik që na e mundëson të bëhemi “supremen” siç i cilësonte pozita e sotme, deputetët që mbanin nga dy  tre e më shumë pozita. Ndërsa sot nuk po dallon në asgjë nga keqqeverisja, keqmenaxhimi e keq përdorimi tradicional në emër të pushtetit funksional, me qëllim përfitimi personal. Kjo, drejtpërdrejtë pamundëson në procesin e punës, të kuadrove të rijnë për shkak të uzurpatorëve të pushtetit apo supermenëve.

Ndaj fytyrat qeveritare do mbesin të palara. Komisionet e tilla, nuk premtojnë shumë para një pushteti që diskuton vendimet e gjyqësorit deri në nivelin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë një vizitë…