970 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

10 maj 2022 | 14:45

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për katër ditë në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 970 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) u trajtuan 214 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 169 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 276 pacientë.

U kryen edhe 239 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, u trajtuan 51 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, i dërgoi një mesazh Realit.…